Weah tradhton Milanin: Jam tifoz i Juves që fëmijë, do më pëlqente të luaja për ta
George Weah ka shkruar historinë me Milanin në Itali, por në një intervistë për gazetën franceze L'Equipe ka surprizuar të gjithë kur ka treguar detajet për ekipin që bën tifo.

Juventusi ka qenë ekipi im i zemrës, kur isha fëmijë. Në Liberi kam luajtur futboll me fanellën e Juventusit. Kur pashë në televizor duke luajtur Platini, edhe unë rashë në dashuri me këtë ekip. Nuk e mendoja kurrë ta shikoja pastaj veten në përballje me Michel, në fushën e lojës. Vite më vonë, kur e takova për herë të parë, nuk mund të ndalesha duke qeshur.

Unë kam qenë i lumtur, që shtrëngova dorën e një njeriu, të cilin përpara e kisha admiruar vetëm në televizion. Që atëherë, Juventusi më ka hyrë në gjak, por kurrë nuk e kisha fatin për të luajtur me të, edhe pse do të më kishte pëlqyer”, ka thënë ai në intervistën e tij për gazetën L'Equipe.


Shtuar më 09/05/2017, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori