Wenge: Unë nuk e di pse ata e larguan
Trajneri Arsenal, Arsene Wenger nuk mund ta kuptojë plotësisht pse Chelsea e largoi Eddie Nketiah pas goli që shënoi në League Cup.

Sulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e fitores dhe e dërgoi skuandrën në raundin tjetër.

Ndryshe nga shumë të rinjë të Arsenalit, Nketiah filloi karrierën tek Chelsea, i cili e lejuan atë të largohej që e la Wenger të hutuar.

"Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Chelsea," u tha ai gazetarëve.

"Ai ka shënuar gola në nivelin e të rinjve dhe ndonjëherë unë nuk e di pse ata e lanë të shkojë.

"Nuk e di pse. Ju shikoni gjithnjë e më shumë. Të rinjtë udhëtojnë nga një klub në tjetrin. Une nuk e di.

"Ai ka kualitet të lartë dhe është një lojtar që ishte me mua në sezonin e parë dhe e dija se çfarë mund të bënte.

"Por është mirë gjithashtu. Jeta u jep mundësi të rinjve dhe shpresojmë se do të bëjë një karrierë të gjatë në Arsenal. Ne jemi krenar që t'u japim lojtarëve të rinj një shans." u shpreh trajneri francez. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori