Wenger: Arsenali eshte e ardhmja e Anglise
Pëlqej
Albeu.com
Trajneri i Arsenalit, Аrsene Wenger, i ka dërguar një mesazh përzgjedhësit të kombëtares angleze në futboll, Fabio Capellos, duke thënë se e ardhmja e kësaj përfaqësuese qëndron në Arsenal.
Wenger beson se është vetëm çështje kohe se kur lojtarët si 16-vjeçari Jack Wilshere dhe 19-vjeçari Kieran Gibbs do të fillojnë të japin shenja të gatishmërisë për të luajtur në kombëtare.

“Nëse Capello dëshiron të ketë një zgjidhje të shkëlqyeshme në të ardhmen, duhet të vijë më shpesh në ndeshjet tona të Kupës. Nëse më jepni mjaft kohë, unë do të krijoj lojtarë për kombëtaren angleze. Këta djelmosha kanë një të ardhme të ndritur”, ka deklaruar Wenger.

“Ekemi Gavin Hoyte, i cili luan shkëlqyeshëm në çdo ndeshje, Kieran Gibbs, Mark Randall, Jack Wilshere, Jay Simpson – të gjithë janë lojtarë të klasit. Ka edhe disa lojtarë anglez në stol të cilët po ashtu janë të mirë. Kemi tetë ose nëntë lojtarë që janë shumë mbresëlënës”, ka shtuar francezi.
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori