Wenger: Arsenali sfidues per titull
Albeu.com
Arsene Wenger, beson se ekipi i tij do të përfundojë në kreun e tabelës dhe shton se ata tashmë kanë një ekip mjaft të fuqishëm të jenë sfidues për titullin e Ligës Premier.Topçinjtë nuk kanë fituar trofe që nga viti 2005 kur mposhtën Manchester United në kuadër FA Kupës, ndërsa derisa shumica e rivalëve u përforcuan këtë verë, Wenger shiti dy lojtarë me përvojë te City.

“Unë mendoj një gjë. Dhe kjo është se si Arsenali do të përfundojë në krye dhe të tjerët mund të bëjnë ç’të duan. Për ta vlerësuar potencialin është e nevojshme t’i shihni ndeshjet e sezonit përgatitor”, ka thënë Wenger.

“Ne jemi një ekip që luajmë në një mënyrë të caktuar të lojës dhe një ekip i gatshëm për betejë. Duhet të lëmë të tregojë koha. Nuk duhet të flasim shumë. E dimë se njerëzit janë skeptik për ne, por unë i lejoj njerëzit të flasin. Ne duhet të fitojmë në ndeshje”, ka shtuar francezi.
Shtuar më 12/08/2009, ora 20:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori