Shpërthejnë infektimet e COVID-19 në Shqipëri: Vetëm sot mbi 300 të prekur
Wenger arsyeton largimin e Wojciech Szczesny
Arsene Wenger beson se një lëvizje drejt Juventusit është e drejtë për karrierën e Wojciech Szczesny. Polaku ka përparuar përmes Akademisë së Arsenalit por ka kaluar dy sezonet e fundit në Romë.

Ai do të kthehet në Itali për sezonin e ardhshëm pas përfundimit të një transferimi prej 10 milionë paund në Juventus.

"Mendoj se ai është një djalë i Arsenalit, një njeri i Arsenalit, por ne kemi aq shumë portierë të klasit të lartë, prandej ne i kemi dhënë atij një shans për të vazhduar në Itali." tha Wenger.

"Unë mendoj se është shumë mirë për të ardhmen e tij sepse ai me siguri do të mësojë nga Buffon dhe do ti jetë mirënjohës ndaj Arsenalit sepse Arsenali ishte një hap i madh në karrierën e tij.: përfundoi tekniku Wenger duke justifikuar në këtë mënyrë transferimin e polakut për 10 milionë paund tek Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori