Wenger: Do ti paguaja sërish 50 milionët për Ozil
Pëlqej
Arsene Wenger mbron me fanatizëm vendimin e tij për të shenzuar 50 milionë euro për ish-mesfushorin e Real Madrid, Mesut Ozil. Trajneri i "Topçinjve" insiston se këtë shumë të majme do ta shpenzonte sërish për turko-gjermanin, pavarësisht se niveli i lojës së lojtarit të kombëtares gjermane ka rënë ndjeshëm.

26-vjeçari e startoi në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën te londinezët, por me kalimin e kohës shkëlqimi i tij u zbeh. Wenger kërkon që të mos ushtrohet presion mbi Ozil duke i kujtuar cmimin që Arsenali u pagoi Los Blankso për kartonin e tij.

"Të njëjtën shumë do ta shpenzojë sërish për Ozil. Unë pres që skuadra të luajë mirë dhe jot ë vë para përgjegjësisë lojtarë të vecantë si Mesut, për të qenë magjistar. Në futbollin modern magjitë nuk ekzistojnë. Sigurisht që për shkak të cmimit të lartë duhet të marrim më të mirën prej tij, por unë ndjej të njëjtën përgjegjësi edhe për një lojtar që kushton 1 euro", ka thënë Wenger.

E përdtitshmja gjermane "Bild", vuri në shënjestër pikërisht Ozil për performancën e dobët në humbjen 2-0 të Arsnealit në "Signal Iduna Park" në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League, por Wenger i del në mbrojtje futbollistit të tij.

"Pse duhet të bëhet kokë turku? Për cfarë? Ne kemi humbur vetëm një takim që nga 1 prilli. Le të jemi realist. Unë e kuptoj që mediat gjermane duan që lojtarët e kombëtares të bëjnë diferencën në cdo ndeshje, por ka periudha që një futbollist bie paksa nga forma dhe në këtë rast ne të gjithë duhet t’i japim mbështetje", përfundoi Arsene Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori