Wenger: Fabregasi kushton 93 milione euro
Albeu.com
Klubi londinez ka përcaktuar shumën që duhet të derdhë kushdo që kërkon të sigurojë shërbimet e mesfushorit spanjoll: plot 93 milionë euro. Kapiteni i “Topçinjve” prej kohësh është në shënjestrën e Barcelonës, e cila tashmë e ka të qartë koston që duhet të paguajë për të marrë 24-vjeçarin.Në fakt, disa ditë më parë Fabregas vlerësohej me rreth 40 milionë euro, shumë kjo që ishte ofruar nga klubi katalanas.

Por së fundi, trajneri Arsene Wenger ka ngritur në qiell vlerën e kapitenit, duke e barazuar me çmimin e transferimit të Cristiano Ronaldos verën e kaluar (më e shtrenjta në histori). “Është një çështje shumë e ndërlikuar dhe mund të zgjasë deri në fund të gushtit pa arritur në një zgjidhje. Problemi është se Arsenali e ka të vështirë të gjejë një zëvendësues në nivelin e Fabregasit”, tha një burim pranë klubit anglez.
Shtuar më 26/05/2010, ora 22:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori