Wenger gjen zevendësuesin e Sanchezit, madje edhe më i mirë
Arsenali dhe trajneri Arsene Wenger po vështrojnë sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial si zëvendësim ideal për Alexis Sanchezin.

Sulmuesi kilian, Sanchez, ka vetëm edhe më pak se një vit në kontratën e tij me Topçinjtë dhe nuk ka dhënë asnjë shpresë për ta rinovuar atë. Kështu, trajneri francez, Wenger po planifikon një transferim të madh për verën e ardhshme në vend të kilianit.

Sipas The Mirror, francezi e sheh talentin e Djajve të Kuq, Martialin, si zëvendësuesin ideal të Sanchezit pas largimit.

Wenger është pajtuar me largimin e Sanchezit, tani po mendon zëvendësuesin e tij. Kiliani Sanchez kilian është në vitin e fundit të kontratës së tij të Arsenalit dhe është e sigurt se do të largohet nga Emirates në fund të sezonit, nëse jo në muajin janar.

Pra, Wenger është tashmë në kërkim të një zëvendësuesi i cili mund të operojë në vijën e parë të sulmit dhe në krah, kështu që Martial do përshtatej në mënyrë të përkryer.

Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, është kufizuar kryesisht në paraqitje nga stoli këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe rrallë merr një shans për të luajtur si titullar.

Megjithatë, një transferim i tillë nuk do të jetë i lehtë pasi Djajtë e Kuq vështirë se lëshojnë futbollist, dhe sidomos tek një rival i vjetër si Arsenali./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2017, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori