Wenger i mbyll dyert Juves: Podolski qëndron me ne
Pëlqej
Juventus mund të fshijë një emër nga lista e gjatë e objektivave për sulmin. Tekniku i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka mbyllur dyert një transferimi të mundshëm të Lukas Podolskit në Torino.

"Podolski nesër do të jetë me ne dhe do të qëndrojë me ne", tha francezi gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes së kthimit Play-Off në Champions League kundër Besiktas.

Për sulmuesin gjerman interesohen edhe klube të tjera si: Schalke 04, Galatasaray, Fenerbahçe apo Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori