Wenger i trishtuar me braktisjen e stadiumit nga tifozët, por premton që do rikthehen
Arsene Wenger ka parë që shkallët e stadiumit të zbrazen teksa tifozët kanë shprehur paknaqësinë me sezonin e skuadrës që pritet të përfundojë pa kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë vetëm një shpresë për ta shijuar sezonin e ardhshëm dhe ai është fitimi i Europa League që u jep kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Tekniku francez beson se kjo do t’i rikthejë tifozët londinezë në shkallët e stadiumit.

“Jam gjithmonë i brengosur kur stadiumin nuk e kemi plotësisht të mbushur”.

“Por, nuk mendoj se kjo do të jetë problem për të enjtën. Brenga jonë është performanca dhe tifozët besoj do të jenë prapa nesh”.

Mendoj se kur luhet për gjëra të rëndësishme, tifozët i kemi gjithnjë prapa”, potencoi Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori