Wenger: Jam penduar që nuk e bleva Suarezin
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Luis Suarez është njeriu i momentit në futbollin evropian. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 25 gola në 24 ndeshje në La Liga, duke e vendosur veten në garë për "Këpucën e Artë" të këtij viti.

Futbollisti 29-vjeçar u transferua në verën e vitit 2014 te Barcelona, por ai mund të kishte kaluar edhe te Arsenali. Në fakt, në vitin 2013, "Topçinjtë" i ofruan Liverpoolit 40 milionë sterlina për kartonin e Suarezit, ofertë kjo që u refuzua nga "The Reds".

Ditën e martë Barcelona do të luajë në Londër ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Champions League me Arsenalin dhe padyshim në fushë do të jetë edhe uruguajani. Trajneri i "Topçinjve", Arsene Wenger, në prag të kësaj sfide e pranoi se u pendua që nuk e solli Suarezin në Londër, por ky moment tashmë ka kaluar.

"Jo pak herë e kam pyetur veten se si do të ishin gjërat nëse do të kisha mundësuar sjelljen e Suarezit në "Emirates Stadium". Ai është një mik i vërtetë me shokët e tij të skuadrës. E tregoi këtë kur ishte te Liverpooli si dhe në kombëtaren e Uruguajit, me Cavanin dhe Forlanin. Suarezi është një lojtar që arrin të krijojë shpirtin e grupit në skuadër", tha Wenger.

I pyetur sesi Arsenali do të mund të ndalë Barcelonën, Wenger tha se kjo duhet bërë në mënyrë kolektive: "Lojtarët e Barcelonës janë shumë të vështirë për t'u markuar në mënyrë individuale. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për t'i ndalur ata të gjithë si skuadër. Duhet të analizojmë çfarë duhet të bëjmë së bashku dhe sa më mirë". /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2016, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori