Wenger: Ke Reali mu ofrua kontroll i plotë i klubit
Pëlqej
Arsene Wenger ka thënë se i është ofruar një kontratë nga Real Madridi në të kaluarën, por e refuzoi për shkak të Arsenalit.

Francezi ka qenë një tifoz i Real Madridit kur ka qenë i ri, por nuk ka pasur mundësinë ta drejtojë klubin kryeqytetas.

“Kur u ndërtua stadiumi i ri, kisha pesë vjet kontratë me Arsenalin”.

“Pas vetëm një viti më erdhi oferta nga Real Madrid”.

“Kur merr një ofertë nga Real Madridi normalisht tundohesh, por nuk ishte moment i mirë për Arsenalin”.

“Më është ofruar kontroll i plotë i klubit”, ka thënë Wenger.

Wenger ka qenë trajner i Arsenalit për 22 vjet ku ka fituar të gjithë trofetë në Angli.
Shtuar më 22/05/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori