Wenger kërcënon Chelsea-n: Pa mëshirë
Arsene Wenger e ka pranuar se gëzon një respekt të veçantë për Rafa Benitez, por ai e paralajmëroi spanjollin se Arsenali i tij do të vijojë krizën e Chelsea në "Stamford Bridge" në derbin e soëm të Londrës. "Bluve" të Londrës u ka munguar vazhdimësia në ndeshjet brenda këto javët e fundit, duke mos fituar asnjë nga 3 përballjet e vitit 2013 në Londër. Ata janë mundur nga QPR-ja dhe nga Swansea, ndërsa kanë barazuar me Southampton.

Nëse Arsenali do të siguronte një sukses 5-3 si ai i sezonit të shkuar, atëherë për teknikun spanjoll do të komplikohej seriozisht e ardhmja.

"Unë kam simpati për çdo trajner që kam përballë, sepse ne jemi në pozita të njëjta. Pozicioni jonë është delikat. Megjithatë ne nuk mund të tregojmë mëshirë për këtë", tha menaxheri francez duke iu referuar edhe marrëdhënies së tij të vështirë me tifozët në fillim të sezonit.

"Unë pres një ndeshje të hapur me skuadrat që do të sulmojnë. Chelsea është një skuadër, e cila ka lojtarë të mrekullueshëm në sulm, prandaj pritet një ndeshje plot raste. As ne nuk do ta ndryshojmë stilin tonë. Do të sulmojmë sikur të luanim në shtëpi. Asnjërës prej skuadrave nuk i tolerohet një tjetër rezultat negativ" përfundoi 63-vjeçari.

Chelsea-Arsenal luhet sonte në orën 14:30. /albeu.com/



Shtuar më 20/01/2013, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori