Wenger komplimenton punën e Gattusos tek Milani
Pëlqej
Arsenali fitoi ndaj Milanit në Emirates me rezultat 3-1 apo me rezultat të përgjithshëm 5-1, duke e eliminuar nga gara. Pas kualifikimit Wengeri tha se Milani ua bëri jetën e vështirë deri sa arritën kualifikimin.

Milani ka shumë kualitet dhe ne filluam lojën duke u mbrojtur, pasi donim të mbronim pjesën e parë të ndeshjes”, ka thënë fillimisht Wenger pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Unë i jap komplimentet e mia Milanit, pasi e bënë jetën të vështirë për ne”.

“Gattuso ka bërë një punë të jashtëzakonshme me një klub që ishte në krizë. Ekipi është i balancuar dhe ata janë të mirë në sulm”.

Wenger pastaj u pyet në lidhje me penalltinë e diskutueshme të dhënë për Danny Welbeck, por francezi u përgjigj duke thënë se nuk e di nëse ishte.

“Nuk e di nëse ishte një penallti apo jo, nuk e kam parë. Ndoshta ishim pak me fat, nuk e di, por ne iu përgjigjëm mirë Milanit duke përfituar”, përfundoi francezi. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori