Trajneri i Arsenal, Arsene
Wenger i ka dhënë fund thashethemeve për një transferim të mundshëm të Mario Balotellit te "Topçinjtë" e Londrës.
"Për javë të tëra është folur që ne kemi qenë pranë blerjes së sulmuesit të Milanit, por kjo është e gjitha e gabuar. Ne kurrë nuk kemi pasur
interes për të", ka këmbëngulur
Wenger.
Trajneri francez i ka mbyllur derën edhe një transferimi të mundshëm të lojtarit nga Kosta Rika,
Joel Campbell për te kuqezinjtë.
"Po,
Joel Campbell është në planet e mia për sezonin e ri. Ai mund të aktivizohet që në ndeshjen e radhës, atë ndaj Benfica-s", shtoi francezi.
Kjo deklaratë e
Wenger duket se ka hedhur poshtë planet e Galliani-t për këto dy lëvizje, të cilat priteshin me mjaft
interes nga kuqezinjtë. Tashmë italianët duhet të mendojnë për një merkato ndryshe, nëse do të kërkojnë ringritjen në sezonin e ri. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014,
ora 10:08