Wenger merr vendimin për të ardhmen e Bellerin
Wenger nuk ka ndërmend të lejojë që Bellerin të bashkohet me Barcelonën këtë verë. Sa i përket lajmeve që ai dëshiron të largohet nga Emirates, Arsene Wenger i ka thënë Hector Bellerin se nuk do të lejohet të bashkohet me Barcelonën këtë merkato.

Spanjolli 21-vjeç ka mbajtur bisedime me Wengerin për të ardhmen e tij në Barcelonë. Sipas Mirror Sport Wenger i tha Bellerin se ai pret që ai të qëndrojë, nuk i intereson shitja dhe nuk ka asnjë shans për një transferim larg Arsenalit, përvjell Albeu.com.

Mirror raporton se Arsenali tani ka të ngjarë tia bëjë të qartë Barcelonës që të ndalojë përpjekjet dhe të destabilizojnë lojtarët e tyre pasi Arsenal janë të bindur se Bellerin nuk po shkon askund.

Bellerin, 22 vjeç, filloi karrierën e tij në Barcelonë dhe ka patur një dashuri të madhe për klubin pavarësisht nga nënshkrimi i kontratës gjashtë vjeçare e gjysmë nëntorin e kaluar me Arsenalin. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori