Wenger në drejtim të gjigandit europian
Pëlqej
Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger është dukë planifikuar për tu rikthyer në krye të ndonjë prej klubeve më elitare në botë siç është Paris Saint Germain.

Trajneri francez është kontaktuar nga drejtuesit e klubit francez për të firmosur në rolin e drejtorit sportiv. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khalaifi ka të gjithë besimin te Wenger për shkak të eksperiencës së tij të madhe dhe për këtë i ka kërkuar që të jetë krahu i djathtë i Tuchel.

Ky i fundit ka pasur shpesh herë mos marrëveshje me drejtorin aktual sportiv, Antero Henrike. Nëse Wenger pranon këtë ofertë, kjo do të jetë aventura e tij e parë jashtë Londrës pas 22 vitesh. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori