Wenger: Në këtë situatë që jemi, duhet t'i kërkojë unë këshilla Gattusos
Arsene Wenger në konferencën e tij për shtyo para sfidës ka dhënë lajme të këqija për tifozët e Top-çinjëve, pasi i ka dhënë lajme jo të mira.

“Bellerin nuk është grumbulluar, ka një problem në gjurin e majtë”. Mbrojtësi i djathtë është objekt dëshirash i shumë klubeve në Europë, përfshirë edhe Juventusin, por do të mungojë në ndeshjen e sotme në “San Siro”.

Dhe nuk do të jenë veç mbrojtësit katalanas, as Aubameyang, Lacazet dhe Monreal. Me pak fjalë, “Topçinjtë” vijnë në ndeshjen e parë të 1/8-ave të UEFA Europa League kundër italianëve me krahët e mbrojtjes zbuluar dhe me një repart fantazistësh të mbipopulluar: “Ozil dhe Mkhitaryan mund të luajnë së bashku” tha tekniku francez.

“Skuadra po vuan pak për shkak të rezultateve të fundit. Në jetë harrohet shpejt sa i zoti je. Për të rinisur duhet të jemi të përqendruar në gjërat që dimë të bëjmë më mirë dhe të kuptojmë ato ku kemi gabuar, pa u shqetësuar për pasojat e një rezultati negativ”, shton 68-vjeçari, i cili nuk e kursen edhe një batutë kur gazetarët e pyesin se çfarë këshille ka për një trajner të ri si Gennaro Gattuso.

“Gattuso? Nuk duhet t’i japë këshilla të mëdha. Ai po e bën shumë mirë punën e tij dhe ka eksperiencë të madhe. Unë nuk po e bëj mirë punën time dhe mendoj se jam unë ai që duhet t’i kërkoj këshilla”, përfundoi Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori