Wenger "nervozohet" për Van Persien
Arsene Wenger ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve se ekipi rival i tyre kryesor Manchester City është duke përgatitur ofertë për sulmuesin holandez, Robin van Persie.

Trajneri i Arsenalit ka përcjell largimin e disa prej futbollistëve kryesor të skuadrës së tij përfshirë kapitenin Cesc Fabregas e mesfushorin Samir Nasri gjatë merkatos së verës.

Mirëpo, trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger insiston se Van Persie do të mbetet në Emirates.

"Të gjitha ata që janë të interesuar për ndonjërin prej futbollistëve të mi, duhet të më telefonojnë mua. Robin ka kontratë deri më 2013 dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre spekulimeve", tha Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori