Wenger nis sulmin për Balotellin, gjendet "aleati"
Merkatoja dimërore e futbollit është mbyllur tashmë, por për klubet e mëdha europiane po vijon puna për merkaton e ardhshme, atë të verës. Siç shkruan "TuttoSport", një prej emrave më të nxehtë për qershorin mund të jetë Mario Balotelli, i cili kërkohet nga shumë klube të Premier League-s. Chelsea i Jose Mourinhos e ndjek prej kohësh dhe e ka futur tashmë mes objektivave të tij.

Por "Blutë", siç shkruan "sportsdirectnews", duhet të mposhtin konkurrencën e Arsenal. Një ndikim të madh në transferimin e sulmuesit të Milan në "Emirates Stadium" mund të ketë sponsori i ri i "Topçinjëve" por edhe i Super-Marios, gjigandi i veshjeve "Puma". /albeu.com/

Shtuar më 03/02/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori