Wenger nuk do të largohet kurrë nga Arsenali
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka thënë se nuk mund ta paramendojë shkarkimin e homologut të tij, Arsene Wenger nga Arsenali dhe e përkrahu francezin të rikthejë skuadrën e tij në garë për titull.

Pas shitjeve të Cesc Fabregasit dhe Samir Nasrit, Arsenali ka vuajtur në fillim të këtij sezoni dhe ka fituar vetëm dy prej gjashtë ndeshjeve të para në Premierligë.

Humbjet nga Liverpooli, Blackburni dhe turpërimi 6-2 nga Manchester Unitedi, kanë lënë Arsenalin mbi zonën e rrezikuar.

Disa tifozë kanë dyshuar nëse është koha për një trajner të ri në drejtim të ekipit, pas 15 viteve nën udhëheqjen e Wengerit, por Redknapp mendon se kritikat ndaj francezit janë të padrejta dhe mendon se rivali i tij nga veriu i Londrës do të mbetet në detyrë për një kohë të gjatë.

"Nuk e shoh duke ndodhur (shkarkimi i Wengerit). Nuk mund të paramendoj largimin e tij, nuk ekziston ajo mundësi. Arsene është menaxher i madh, shikoni rekordin e tij, është fantastik".

"Të kalojë një sezon pa humbje, çfarë arritje. Shumë menaxherë kalojnë periudha të këqija, edhe ai ka një rënie, por do të dalë nga kjo", tha Redknapp, para ndeshjes me Arsenalin, të dielën (sot), në White Hart Lane. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori