Wenger nuk do t'ia dijë për kontratat: Askush nuk largohet
Pëlqej
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk do të ketë shetje lojtarësh në janar.

Jack Wilshere, Theo Walcott dhe Olivier Giroud, janë tre nga lojtarët që duan më shumë minuta me Arsenalin.

“Është e qartë që ai nuk po luan mjaftueshëm dhe për këtë ka folur edhe me përzgjedhësin Didier Deschamps. Ai do të gjejë një zgjidhje në javët në vijim”, ka thënë agjenti i lojtarit.

“E dua në ekip. Ne jemi kualifikuar për në Ligën e Evropës dhe kjo i bie që ne nuk duam ta reduktojmë skuadrën”.

“E kemi Kupën e Ligës. Pastaj vjen FA Kupa, Liga Premier ku është garë e fortë për top katër. Nuk duam të dobësohemi”.

“Ne duam t’i dëgjojmë interesat e lojtarëve, por do të shikohen edhe interesat e klubit, pasi klubi është më i rëndësishmi”.

“Ata duhet ta marrin vendimin e tyre, unë do ta marr timin”. përfundoi Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori