Wenger: Nuk kemi arritur marrëveshje me Sanchezin
Alexis Sanchez nuk është pajtuar që të nënshkruajë kontratën e re me Arsenalin, ndersa Alex Oxlade-Chamberlain do të qëndrojë përfundimisht në klub, bën të ditur trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger.

Kiliani ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester City dhe refuzimi i kontratës ka shtuar edhe më shumë spekulimet.

Në pyetjen nëse kanë arritur marrëveshje me Sanchez, Wenger u përgjigj: “Jo. Shumë gjëra që janë thënë për Sanchez, nuk duken të gjitha të vërteta”.

Ai konfirmoi se Chamberlain do të qëndrojë, pavarësisht interesimit të Liverpoolit.

“Po, 100 për qind pres që ai të qëndrojë”, tha Wenger. “Nuk ka spekulime, pavarësisht asaj që ndodh, ai do të qëndrojë”. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2017, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori