Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i madh në karrierë
Pëlqej
Arsene Wenger ka pranuar se qëndrimi për 22 vite në krye të skuadrës së Arsenalit ka qenë një gabim dhe ka thënë se ishte bërë “një i burgosur i sfidave të tij personale”.

I pyetur nga RTL se cili ishte gabimi më i madh në karrierën e tij, Wenger është përgjigjur: “Ndoshta qëndrimi te i njëjti klub për 22 vite”.

“Unë jam një person që më pëlqen të lëviz shumë, por njëherësh më pëlqejnë sfidat. Kam qenë i burgosur i sfidave të mia personale në periudha të caktuara”, ka deklaruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori