"Why always me?". Është gjithmonë Mario
Balotelli, në të mirë e në të keqe, protagonisti kryesor i shtypit sportiv javët e fundit. Nga ulje-ngritjet në fushën e lojës me fanellën e Italisë në "
Brazil 2014" te merkatoja e verës.
ËNDËRROJ PREMIER LEAGUEN - Mario
Balotelli nuk e ka fshehur kurrë. Që në
muajt e parë te Milani nuk e ka mohaur kurrë se një ditë dëshiron të rikthehet në Angli, në një ambjent dhe stil loje që ndoshta i përshtatet më shumë. Për muaj me rradhë u fol për Chelsean dhe një rikthim te Jose Mourinho, por
muajt e fundit është futur seriozisht në garë Arsenali.
TAKIMI WENGER-RAIOLA - Për ta konfirmuar këtë vjen edhe takimi në
Brazil mes teknikut të "Topçinjëve" Arsene Wenger dhe agjentit të Balotellit Mino Raiola. "Daily Star" është i bidnur se tratativat do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim me Arsenalin që është gati ti ofrojë Milanit plot 30 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2014,
ora 15:10