Wenger refuzon të bëhet trajneri më i paguar në botë për Arsenalin
Arsen Wenger ditët e fundit, ka refuzuar një ofertë marramendëse që atij i ka ardhur nga Kina dhe që do ta bënte atë trajnerin më të paguar në botë, që të vazhdojë të qëndrojë tek Arsenali.

Francezi ka qenë në qendër të kritikave të mëdha, ndërkohë që tifozët duan që t’i shohin atij kurrizin, por ai konfirmoi edhe një herë tjetër se dashuria e tij për Arsenalin, të cilin ai po e drejton prej mëse 20 vitesh, është shumë e madhe.

Ai do të merrte 35 milionë euro në vit. Kjo shumë është dy herë më e madhe sesa ajo që merr Pep Guardiola si trajner i Manchester City-it.

Kontrata aktuale e Wengerit me Arsenalin skadon në fund të këtij sezoni dhe tifozët shpresojnë se ajo nuk do të zgjatet më.
Shtuar më 02/03/2017, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori