Wenger: Titullin e fitojmë ne, por ende s'kemi arritur asgjë
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se skuadra që ai drejton i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion në Premier League këtë sezon, por ndërkohë nga ana tjetër francezi paralajmëroi futbollistët e tij dhe tifozët e topcinjëve, se për momentin nuk kanë fituar ende asgjë.

"Unë jam shumë optimist përsa i përket shanseve që kemi për të fituar titullin. Megjithatë kemi ende shumë rrugë për të bërë, pasi për momentin jemi vetëm në gjysmën e saj. Të gjithë në klub duan të fitojnë por nuk kemi arritur ende asgjë.

Duhet të tregojmë me paraqitjet tona në fushë se i kemi mundësitë për ta bërë dicka të tillë. Jemi të parët pas 19 javëve të para dhe po luftojmë me forcë për të ruajtur këtë pozicion. Nëse japim gjithcka në fushë unë jam i bindur se mund ta fitojmë titullin edhe pse mund të ketë edhe skuadra më të mira se ne”.
Shtuar më 30/12/2015, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori