Wenger tregon arsyen pse Chelsea e deklasua nga Bayerni
Ish-trajneri i Arsenalit ka komentuar humbjen qw pwsoi Chelsea ndaj Bayern Munchen nw "Stamford Bridge" duke zbehur shanset pwr kualifikim.

Blutë u mposhtën me rezultat 3:0 në ‘Stamford Bridge’ me çka zbehën dukshëm shanset për të kaluar tutje në fazën tjetër.

Duke e parë debaklin që pësoi skuadra e Frank Lampard, Wenger u shpreh se anglezi duhet ta dijë se mesfusha është çelësi kryesor për ta fituar një ndeshje.

"Në qoftë se e humb posedimin e topit, je i dënuar në disa rrethana, por humbja e betejës së mesfushë paraqet problem serioz, ky është rregulli numër një", u shpreh francezi për BeIN Sports.

Chelsea luajti pa lojtarin kryesor në këtë repart, N’Golo Kante, me çka edhe hapësirat për skuadrën bavareze ishin shumë të mëdha.

Ndeshja kthyese në mes të këtyre dy skuadrave do të luhet pas tre javëve, por që priten pak befasi sa i përket epilogut të takimit.
Shtuar më 26/02/2020, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori