Wenger tregon cili lojtar i duhet Realit: Hazard nuk e zëvendëson dot Ronaldon
Sipas Arsene Wenger, Real Madrid ende nuk e ka parë Eden Hazardin e vërtetë, por edhe kur ta shohin atë ai nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Hazard shënoi golin e tij të parë në La Liga dhe dha asist në ndeshjen e fundit të Realit para pushimit të kombëtareve në fitoren 4-2 ndaj Granadës e cila mbajti skuadrën e Zinedine Zidane në krye të tabelës në kampionat.

Pavarësisht pozicionit të tyre të lartë, Mbretërit ende nuk e kanë gjetur formën e tyre më të mirë dhe sidomos atë të lojtarit të tyre kryesor, Eden Hazard.

“Ai do të jetë përgjigjja, por jo në zëvendësimin e Ronaldos, kjo është e sigurt. Ai nuk do të shënojë 50 gola në vit sepse kështu luan futboll. Ata kanë nevojë për një golashënues tjetër te Real Madrid sepse Benzema tani është 32 vjeç dhe nëse ata do kishin dikë më të ri rreth tij për të shënuar golat, ndoshta ata mund të bënin shumë mirë.” deklaroi Wenger për beIN Sports kur u pyet për Hazard.

Eden Hazard është një lojtar i jashtëzakonshëm për të krijuar shanse. Ai nuk ka frikë nga askush. Nuk mendoj se Reali e ka parë rrezikun e vërtetë, ai nuk është aq në formë fizikisht sa mund të jetë. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ata do të zbulojnë Hazardin e vërtetë”, përfundoi trajneri francez.
Shtuar më 11/10/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori