Wenger: U rikthyem ne gare per titull
Albeu.com
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mbështetur komentet e tij të bëra më herët gjatë javës, duke thënë se ekipi i tij është rikthyer në garën për titull, disa ditë pasi doli nga ajo.Topçinjtë fituan me rezultat minimal 1-0, ndaj Liverpoolit në Emirates Stadium gjatë të mërkurës, për t’iu afruar në gjashtë pikë liderit të tabelës, Chelseat. Në takimet tjera, Chelsea u mposht nga Evertoni, ndërsa Manchester United u ndalua me barazim nga Aston Villa.

“Kam thënë pas ndeshjes ndaj Chelseat se do të luftojmë deri në sekondën e fundit të sezonit. Ne e bëmë këtë sonte dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë. Çdokush mund të humbë pikë kudo. Është një garë e hapur”, ka thënë Wenge.
Shtuar më 11/02/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori