Është përfolur shumë për një kalim të
trajnerit Arsene Wenger te skuadra e Milanit në rast të një largimit të
trajnerit Genaro Gatuso. Së fundmi ka reaguar vetë trajneri francez i cili ka mohuar nënshkrimin me kuqezinjtë.
“Janë lajme të rreme. Nëse do të kisha nënshkruar diku, mund t’jua thoja që tani, por është informacion i gabuar.
Nuk mund t’i
kontrolloj thashethemet. Unë mund të
kontrolloj vetëm atë që vendos të bëj me jetën time.
Tani për tani, jam i fokusuar që të bëj mirë në TV dhe kjo nuk është e lehtë”, tha
Arsene Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018,
ora 16:15