Werder Bremen mbijeton me vështirësi në Bundesligë (VIDEO)
Werder Bremeni ia ka dalë të qëndrojë në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka kaluar fazën e “play-off” me Heidenheim.

Sfida e parë ku Verderi ishte pritës u mbyll në barazim 0-0, teksa ditën e sotme ekipi Rashicës barazoi 2-2 jashtë dhe ia doli të shpëtojë, për shkak të golave në fushë kundërshtare.

Ndeshja nisi mirë për miqtë që kaluan në avantazh në minutën e 3’ falë një autogoli. Në minutën e 85’ Kleindienst barazoi shifrat, ndërsa Verderi kaloi përsëri në avantazh në minutën e 94’ me Augustinson.

Asgjë nuk u mbyll këtu pasi në minutën e 97’ Kleindienst shënoi përsëri duke barazuar shifrat, pro nuk mjaftoi për tu ngjitur ekipi i tij në Bundesligë.
Shtuar më 06/07/2020, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori