Werder i pandalshëm, Schalke barazim
Bundesliga
Zhvillohen ndeshjet e javës së 9 të kampionatit gjerman të futbollit. Schalke 04 vazhdon të mos fitojë duke barazuar edhe këtë javë pa gola përballë Eintrachtit të Frankfurtit. Freiburg ka fituar në shtëpinë e tij kundër Kaiserslautern me rezultatin 2-1 ku golashënues kanë qënë Moravek për miqtë, Cisse dhe Reisinger për vendasit.

Fitore me të njëjtin rezultat 2-1 ka arritur edhe Hannoveri kundër Kolnit dhe Nurnbergu kundër Ëolfsburgut. Werder Bremen nga ana e tij ka shkatërruar Borussia Monchengladbach në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-1. Autorë të golave për miqtë kanë qënë Marin, Wesley, Hunt dhe Pizarro ndërsa për vendasit ka menduar një tjetër lojtar I Bremenit për të shënuar golin e nderit pasi Mertesacker ka dërguar topin në rrjetën e tij.(albeu.com)
Shtuar më 23/10/2010, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori