Werderi i Rashicës mëson kundërshtarin në Kupën e Gjermanisë
Sot është hedhur shorti i sfidave çerekfinale tw Kupws sw Gjermanisë.

Bayern Munchen ka “peshkuar” ekipin e Schalke 04, një ndeshje shumë delikate, dhe për vetë faktin se bavarezët do të luajnë në transfertë (Veltins Arena).

Transfertë delikate ka dhe Werder Bremen i Rashicës. Ekipi i sulmuesit shqiptar do të luajë kundër Eintracht Frankfurt, një sfidë shumë e vështirë.

Pasi eliminuan Dortmundin, lojtarët e Werder do të synojnë një tjetër fitore të madhe, raporton abcneës.

Bayer Leverkusen ka qenë skuadra më e favorizuar në këtë short, pasi përballë do të ketë Union Berlin. Për më tepër, “Aspirinat” do të luajnë në shtëpi.

Ndërsa surpriza Saarbrucken, do të përplaset me Forttuna Dusseldorf.
Shtuar më 09/02/2020, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori