Werner dëshiron të kalojë sa më parë te Chelsea, Leipzig rrezikon ta humbasë për Champions
24-vjeçari do të përfundojë sezonin e Bundesligës në vetëm 11 ditë, por ai nuk është i gatshëm të kthehet dhe të luajë në Evropë pavarësisht se Leipzig ka arritur në çerekfinalen e garës për herë të parë në historinë e tyre.

UEFA dëshiron të përfundojë si Ligën e Kampionëve ashtu edhe Ligën e Evropës në gusht pasi sezonet e ligës të kenë përfunduar në të gjithë kontinentin.

Por me Bundesligën që pritet të përfundojë më 27 qershor, atëherë i bie të ketë pushim një mujor përpara nisjes së garave evropiane.

Goal konfirmon që Werner dëshiron të transferohet në Londrën perëndimore sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të përfundojë Bundesliga në mënyrë që të përvetësojë jetën në Angli përpara edicionit 2020/21.

Shpresohet që njoftimi i transferimit të vijë deri në fund të javës pasi të dy klubet përpiqen të kapërcejnë sfidat në përfundimin e marrëveshjes së paraqitur nga pandemia e Covid-19.

Marrëveshja është arritur në parim mes palëve, derisa tani ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar.
Shtuar më 16/06/2020, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori