Werner refuzon Realin dhe Liverpoolin, vazhdon kontratën me RB Leipzig
Pëlqej
Timo Werner thuhet se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën gjermane, RB Leipzig, duke refuzuar skuadra të mëdha që ishin pas shërbimeve të tij.

Werner shënoi 21 gola të Bundesligës sezonin e kaluar në vetëm 28 ndeshje si titullar, duke ndihmuar të promovuarit e kampionatit të zënë një pozitë të Ligës së Kampionëve që në sezonin e parë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i prirur të forcojë linjën e tij sulmuese dhe e ka shënuar gjermanin si një objektiv madhor, teksa edhe Real Madridi ishte shumë i interesuar për 21-vjeçarin.

Por, sipas The Mirror, Werner thuhet se ka refuzuar dy skuadrat e mëdha evropiane në favor të vazhdimin të kontratës me RB Leipzig, ku një marrëveshje është shumë afër. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori