Werner sinjale Liverpoolit: Do të përshtatesha mirë në "Anfield"
Timo Werner nxit akoma spekullimit për një kalim të mundshëm të tij nga sezoni i ardhshëm te Liverpooli.

Ylli gjerman i Leipzig po kalon në një formë të shkëlqyer këtë sezon duke tërhequr kështu vëmendjen e Liverpool.

Tash e sa kohë, emri i Werner lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Anfield’, dhe lidhur me këtë ka folur edhe vet lojtari.

|Aty është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ai është gjerman. Shumë gjëra thonë se mund të përshtatem te Liverpool me stilin tim të lojës, Por, nuk mendoj për atë momentalisht, sepse ne duhet të bëjmë shumë me Leipzig" ka thënë Werner.

Werner, 23 vjeçar, konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë gjerman aktualisht.
Shtuar më 23/02/2020, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori