Timo
Werner ka qenë lojtari në qendër të vëmendjes gjatë kësaj fundjave, me lojtarin që thuhet të ketë arritur
marrëveshje me
Chelsea.
‘Bild’ dhe ‘Sky Sports’ rarportonin se palët tashmë kanë një
marrëveshje dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në fillim-javën e ardhshme.
Por, lidhur me situatën ka folur drejtori i
Leipzig, i cili ka hedhur poshtë të gjitha këto, duke thënë se nuk ka
marrëveshje.
"Ne nuk kemi akoma ndonjë
marrëveshje. Kështu, nuk kemi asgjë për të raportuar", ka thënë Mintzlaff.
"Timo
Werner është lojtar i
Leipzig. Deri më tani, nuk ka asnjë
marrëveshje", shtoi tutje ai.
Werner me shumë gjasë do të largohet nga
Leipzig gjatë kësaj vere. Përkundër fjalëve të drejtorit sportiv të
Leipzig,
Chelsea janë në ‘pole-position’ për kartonin e gjermanit.
Shtuar më 06/06/2020,
ora 17:00