Dana White ka mbajtur një bisedë private me
Khabib Nurmagomedov dhe ka treguar mundësinë e rikthimit të tij në divizion.
Dana White ka treguar më në fund se a do të
rikthehet Khabib Nurmagomedov në UFC, pas një takimi që pati me rusin.
"Bazikisht ajo çka ndjen ai, është se ai ka përmbushur të gjitha ato që ka për tu arritur, por ai më tha se do të shikoj duelet ndërmjet Portier dhe McGregor dhe nëse shoh se këta djem japin diçka të veçantë, atëherë unë do të rikthehem dhe të luftoj me ta", tha
White.
Sipas
White,
Khabib do të
rikthehet nëse njëri nga luftëtarët "ia mbush syrin".
Pritet të shihen luftërat e fundit, dhe me gjasë
Khabib do të
rikthehet në UFC.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 22:19