Wigan gjunjëzon Arsenalin (VIDEO)
Jordi Gomez (Wigan)
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Arsenal-Wigan në "Emirates Stadium". Wigan ka arritur një fitore shumë të rëndesishme në luftën për mbijetesë, duke i dhënë "hakun" emërtimit "Alergjia e Bigëve".

Miqtë kanë arritur në avantazh me dy gola shumë të shpejtë në minutën e 7-të dhe të 8-të, ndërsa "Topçinjtë" kundërpërgjigjen në minutën e 21-të. Goli u shënua nga Vermaelen.

Arsenali tregohet i pafuqishëm në pjesën e dytë, rezultati mbetet i pa ndryshuar deri në fund të takimit.

Arsenali mbetet në kuotën e 64 pikëve dhe nuk e rrezikon pozitën e tretë, ndërsa Wigani largohet paksa nga fundi i tabelës. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2012, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori