Mesfushori i
Liverpool, Georginio
Wijnaldum, nuk do të pranojë të rinovojë kontratën me
Liverpoolin, dhe se dëshira e tij është Barcelona.
Sipas gazetarit të "Mirror" Neil Moxey, Georginio
Wijnaldum do të refuzojë ofertën e fundit të kontratës së re nga
Liverpool në favor të nënshkrimit të asaj që përshkruhet si një lëvizje në Barcelonë, transmeton lajmi.net.
Sipas artikullit thuhet se ëndrra e fëmijërisë së
Wijnaldum ka qenë të paraqitej për fanellën katalanase, gjë që nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh statusin legjendar që bashkatdhetarët ikonë të tij si Johan Cruyff, Ronald
Koeman dhe Frank Rijkaard kanë luajtur në Barcelonë.
Artikulli shton se
Wijnaldum do të nënshkruajë falas me Barçën këtë verë, pasi skadon kontrata e tij me
Liverpool.
Koeman aktualisht menaxhon "Blaugranët" dhe thuhet se ai është një faktor që ka ndryshuar planet e
Wijnaldum për tu drejtuar në "Camp Nou", me mesfushorin i cili preferohet dhe e ngriti atë në si lojtarin kryesor në mesfushë tek Kombëtarja holandeze.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 19:04