Wijnaldum "tremb" Liverpoolin, nuk e ka të sigurtë të ardhmen
Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum thotë se nuk do të nxitohet të vendosë të ardhmen e tij.

Holandezi ka katër vite që është pjesë e Liverpool i transferuar nga Newcastle United.

Performaca e tij në klub ka qenë në rritje dhe tashmë ai është një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe një nga shtyllat e Liverpoolit të Klopp.

Me kontratën që i skadon sezonin e ardhshëm, e ardhmja e tij nuk është e sigurtë.

"Çfarë do të doja? Është e vështirë të thuhet”, tha ai për Sky Sports Neës. "Kjo gjë varet nga ajo që klubi dëshiron dhe si është situata në atë kohë. Do të shohim. [Anfield], është si shtëpia ime”.

"Unë jam vetëm duke u përqëndruar në sukseset e këtij sezoni me një fund të mbarë dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendoj". /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2020, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori