Wilder i kundërpërgjigjet me ironi menaxherit të Joshua
wilder
Kampioni i botës në peshat e rënda, Deontay Wilder i është kundërpërgjigjur menaxherit të Anthony Joshua, Eddie Hearn i cili tha se Wilder por përdor emrin e Joshua për të fituar sa më shumë para.

“Unë nuk jam fokusuar te Joshua dhe tek ajo që thotë ai apo njerëzit e tij. Unë nuk kam nevojë për emrin e tij për të bërë famë, unë jam një boksier i madh pasi i mposht të gjithë. Nuk më intereson emri i tij, pasi statuset e mia janë fitoret e mia në ring”, tha Deontay Wilder. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori