Wilder kërcënon Fury-n dhe thumbon Joshua
wilder 1
Ashtu si futbolli, edhe boksi është një sport elitar që tërheq vëmendjen e miliona fansave në mbarë botën. Dueli për titullin kampion bote në peshat e rënda do të diskutohet mes dy boksierëve qe kane marre vemendjen ne mbare boten.

Amerikani Deontay Wilder dhe boksierit britanik Tyson Fury, sfidë e cila do të luhet ne datën 1 dhjetor në Los Anxhelos. Të dy boksierët nuk e njohin shijen e humbjes. Wilder numeron 40 fitore kundrejt 27 te Fury. Në konferencën për shtyp që u zhvillua në Londër, Wilder e konsideron fitoren formale ndërkohë që nuk mbeti pa thumbuar kampionin tjetër britanik, Anthony Joshua.

Fury kërkon të sjellë në Angli titullin kampion bote, por unë nuk do ta lejoj. Ai mendon se tërheqja e Joshua nga gara për tu përballur me mua ishte e turpshme për britanikët dhe kërkon të dërgojë nderin ne vend. Unë jam shumë i rrezikshëm, jam si një bombë që shpërthen në çdo çast. Ky titull do të qëndrojë me mua dhe do ta mposht Fury me nokaut, ua premtoj”, ishin fjalët e Wilder. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori