Wilder mbron titullin kampion bote në WBC, pas barazimit dramatik me Furyn
Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni WBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes.
Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.

Amerikani Wilder e nokautoi Furynrundin e fundit, por britanku ia doli të ngrihej në këmbë dhe të mbijetojë.

Në njërin prej meçeve më të forta në kategorinë e rëndë ndër vite, britaniku u rrëzua në rundin e nëntë dhe edhe një herë tjetër në mënyrë brutale në të 12-in, por disi u çua në këmbë dhe i mbijetoi dy minutat e mbetur.

Fury me sukesi i shmangi goditjet e fuqishme të Wilderit, duke treguar aftësitë e tij që e bënë atë të famshëm para se të largohej nga ringu për 30 muaj. Britaniku e shijoi boksin mes rundeve.

Por, në rundin e 12-të, ai u shtri për toke pas një kombinimi fantastik të amerikanit. Furz mezi u çua në këmbët e tij për ta përmbyllur takimin, i cili mbaroi me barazim 115-111 për Wilder, 114-112 për Furyn dhe 113-113.

Të dy boksierët ndien se e kishin fituar këtë meç derrmues me kohëzgjatje 36 minuta.

Ata u duken të gatshëm për rimeç, dhe duket se ka mbetur vetëm të përcaktohet data e tij. /albeu.com


Shtuar më 02/12/2018, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori