Wilder premton spektakël në Los Angeles
wilder 08
Në datën 1 dhjetor do të mësojmë se cili do të jetë kampionai i ri në peshat e rënda. Dueli do të vendosë përballë dy boksierët, Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Në një prononcim për mediat Wilder tha se kjo sfidë do të sjellë një shikueshmëri rekord çka do të përkthehej në një fitim marramendës për të dy boksierët.

“Unë mendoj se do të jenë 2.5 milionë PPV (pay per vieë” në të gjithë botën për duelin me Fury. Jemi dy boksierët më të mirë në botë dhe ajo çka ka më rëndësi është se nuk kemi pësuar ende asnjë humbje. Do të jetë një duel që do të ketë sukses të madh në shikueshmëri. Kjo do të jetë sfida më e madhe në botë dhe nëse njerëzit nuk e shikojnë, atëherë ata jan të çmendur”, tha Wilder./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori