William flet për të ardhmen e Eden Hazard
Braziliani i Chelsea-t Ëilliam, ka deklaruar se nuk e di të ardhmen e Hazard, por shpreson që belgu të qëndrojë në Stamford Bridge.

Hazard është përfolur shumë në media ditët e fundit se do ti bashkohet Real Madridit, madje vetë ylli belg ka pranuar se të vëshë fanellën e Los Blancos është një ëndërr për të.

I pyetur se a ishte ndeshja e fundit e Hazardit në "Stamford Bridge"pas triumfit me penallti ndaj Eintracht Frankfurtit të enjten, willian u përgjigj:

"Nuk e di, nuk e mendoj. Për mua, shpresoj që ai të qëndrojë, por në futboll kurrë nuk i dihet. Mendoj se koka e tij është këtu, të luaj për Chelsean. Pastaj kur të përfundojë edicioni ndoshta ai mund të flasë për situatën e tij".

Shtuar më 10/05/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori