Willian: E ardhmja ime është te Chelsea
Pëlqej
Willian e ka qartësuar të ardhmen e tij në Chelsea pas golit të fitores që e shënoi ndaj Newcastle për 2-1 të shtunën në “Stamford Bridge”.

“E ardhmja ime është këtu”, ka thënë 30-vjeçari.

“Kam edhe një vit e gjysmë në kontratën time, dhe dua të qëndrojë këtu derisa të përfundojë”.

“Nuk e di nëse klubi dëshiron të ma vazhdojë kontratën, mirëpo fokusi im është këtu. Do të doja një kontratë të re. Nëse ata dëshirojnë, atëherë e dua edhe unë”.

“Jam këtu për katër vite e gjysmë, kam fituar tituj. Jam shumë i lumtur”, deklaroi Willian. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori