Willian tregon se si mund ta ndalë Messin me shokë
Pëlqej
Sulmuesi i Chelseat, Willian beson se skuadra e tij duhet të luajë një ndeshje të përsosur në "Camp Nou" nëse ata duan të eliminojnë Barcelonën nga UEFA Champions League.

"Ndeshja do të jetë e vështirë për ne dhe nëse dëshirojmë të përparojmë, duhet të jemi të përsosur", tha Willian në një konferencë shtypi para ndeshjes.

"Ne duhet të bëjmë një ndeshje të ngjashme me atë që u përpoqëm në "Stamford Bridge", ne e dimë se Barcelona pëlqen të luajë me topin dhe ne duhet të formulojmë një plan për të bllokuar këtë gjë.

"Duhet të jemi më klinikë kur kemi topin dhe të jemi më vendimtar në sulm, dhe kur ne nuk kemi topin duhet të jemi të fortë dhe më kompakt.

"Ne e dimë se fusha është e madhe dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të përpiqemi aq shumë sa që të mos pranojmë gola dhe të shkojmë për kundërsulme”.

"Triumfi në 2012? Çdo ndeshje ka historinë e vet dhe loja e sotme do të jetë e ndryshme, ne mund të përqendrohemi vetëm te vetja dhe si punojmë.

"Ne i dimë cilësitë e Messit dhe atë që ai është i aftë - ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron në fushë, por duhet të jemi të kujdesshëm për të gjithë ekipin e tyre", përfundoi Willian. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori