"Wilshere duhet të largohet sa më shpejt nga Arsenali"
Pëlqej
Ish lojtari i Leeds United, Danny Mills, ka thënë se Jack Wilshere duhet të largohet menjëherë nga Arsenali dhe të kërkojë një skuadër të re.

Kontrata e Wilshere përfundon në fund të qershorit, kështu që edhe pse mesfushori kishte thënë në fillim të këtij muaji se dëshiron të rri në klub, ai është larg për të nënshkruar një marrëveshje të re.

“Ai ka një talent fabuloz, është lojtar i jashtëzakonshëm kur është i palënduar”, tha Mills për Sky Sports.

“Ai duhet të jetë në një klub që një javë luan një javë nuk luan. Ndonjëherë ndryshimi i klubeve ka funksionuar, sidomos për lojtarët që lëndohet shpejt. Kjo nuk ka ndodhur me të në Arsenal. Pse ai vazhdimisht është lënduar me këtë skuadër? “.

“Mendojë që ai ka nevojë për një sfidë të re. Por, pa dyshim që është një talent fantastik”.

“Ata duhet ta ndryshojnë mbrojtjen tërësisht. Mustafi është fitues i Botërorit por nuk ka funksionuar mirë, njëjtë edhe Per Mertesacker dhe këtu janë në pyetje dy mbrojtës. Ata kanë problem në mbrojtje por edhe me një mesfushorë defansivë. Në sulm janë të mahnitshëm. Ndoshta njëra prej skuadrave më të mira për tu parë sidomos pas transferimit të Aubameyang dhe Mkhitaryan në janar. Pra ky nuk është problemi i tyre, por mbrojtja është”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori